Marrja e Afganistanit nga talebanët do të përbëjë pengesa të mëdha për arsimimin e grave në vend dhe aktivistët duhet të vazhdojnë të shtyjnë grupin militant të garantojë të drejtat e grave dhe vajzave, tha aktivistja Pashtana Durrani.

Kur talebanët sunduan Afganistanin në vitet 1990, gratë u ndaluan të merrnin një arsimim formal sipas interpretimit fundamentalist të grupit të ligjit islam.

Shumë kanë frikë se të drejtat e grave mund të kufizohen edhe një herë në një Afganistan të kontrolluar nga talebanët, shkruan CNN.

Durrani tha se talebanët duhet të pranojnë që arsimi i përgjithshëm për vajzat dhe gratë të ketë rëndësi, që gratë duhet të vazhdojnë të kenë qasje në shkollën e mesme dhe arsimin universitar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithëse Durrani tha se nuk ka frikë dhe i njeh të drejtat e saj, ajo tha se kthimi i talebanëve është shkak për alarm. “Sytë e mi janë fryrë nga lotët. Nuk më kanë mbetur më lot, ” tha ajo.