Një spital në Toronto, Kanada mori vendimin për të pushuar nga puna çdo anëtar të stafit që nuk është vaksinuar plotësisht kundër Covid deri në fund të tetorit.

Grupi i rrjetit të kujdesit shëndetësor (UHN), i cili ka në pronësi Spitalin e Përgjithshëm të Torontos dhe Qendrën Onkologjike Margarita, tha se anëtarët e stafit që nuk ishin vaksinuar plotësisht deri me  8 tetor nuk do të paguheshin për dy javë.

Dhe nëse nuk vaksinohen deri në fund të muajit, ata do të pushohen nga puna. Disa kompani kanadeze e kanë bërë të detyrueshëm vaksinimin e punonjësve të tyre deri në vjeshtë, pasi vendi po përballet me rritje të rasteve që i atribuohen variantit Delta.

Qeveria federale njoftoi se vaksinimi kundër Covid do të ishte i detyrueshëm për të gjithë zyrtarët publike dhe punonjësit e tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi i spitalit tha se kishte kontaktuar më shumë se 900 anëtarë të stafit të cilët nuk ishin njoftuar nëse ishin vaksinuar, duke shtuar se personeli  duhet të marrë dozën e parë  deri më 8 shtator.