Autoritetet shëndetësore në Karolinën e Veriut në SHBA, kanë pushuar nga puna 175 punonjës shëndetësorë, pasi nuk ishin vaksinuar kundër COVID-19.

Institucioni shëndetësor, i cili ka 35 mijë punonjës, njoftoi se deri javën e kaluar ka dhënë afat shtesë që 375 punonjës të shëndetësisë që të vaksinohen. Ata që nuk e bëjnë këtë do të pushohen nga puna ose kontratat e tyre të punës nuk do të zgjaten.

“Novan Health” fillimisht njoftoi më 22 korrik se kishte prezantuar vaksinimet e detyrueshme për punonjësit dhe u dha atyre një afat deri më 15 shtator.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një spital në Houston të Teksasit pushoi nga puna 150 punonjës shëndetësorë për shkak se refuzuan të vaksinohen.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka shpallur të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 në vendet e punës me të paktën 100 punonjës.