Rreth 3.000 punëtorë të sistemit shëndetësor në Francë janë pezulluar për shkak se nuk janë vaksinuar kundër COVID-19. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë Olivier Veran i cili deklaroi se ata nuk respektuan afatin e vendosur nga qeveria.

Vaksinimi u bë i detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor nga Presidenti Emmanuel Macron në mes të Korrikut.

Qeveria franceze gjithashtu e ka bërë të detyrueshme certifikatën dixhitale, e nevojshme për të hyrë në bare, restorante, vende kulturore dhe argëtuese.

Por pavarësisht rritjes së vaksinimeve, pati protesta në të gjithë vendin të cilët e kundërshtuan pasaportën shëndetësore. Rreth 84% e të rriturve në Francë tani janë plotësisht të vaksinuar. Vendi gjithashtu ka nisur vaksinimet për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart dhe ka nisur të ofrojë doza përforcuese për moshat e treta dhe personat me sistem imunitar të dobët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një numër në rritje vendesh, si Greqia, Italia, Hungaria, Australia dhe Kanadaja po detyrojnë vaksinimin kundër COVID-19 në disa kategori profesionale në shëndetësi, turizëm ose administratë.