Në raportin javor mbi pandeminë, agjencia shëndetësore e OKB-së tha se gjatë javës së kaluar janë regjistuar 16 milionë raste dhe rreth 75,000  viktima.

Numri më i madh i rasteve të reja me Covid është regjistruar në Rusi. Gjithashtu janë dyfishuar rastet në Europën Lindore, kryesisht për shkak të variantit Omicron.

Gjithashtu sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, numri i rasteve ra me 19% globalisht, por niveli i vdekshmërisë mbetet i qëndrueshëm.

Numri i vdekjeve u rrit me 38% në Lindjen e Mesme. Drejtori i OBSH-së në Afrikë, Dr Matshidiso Moeti, tha javën e kaluar se kishte “dritë në fund të tunelit” për kontinentin dhe se edhe përkundër niveleve të ulëta të vaksinimit, Afrika po dilte nga faza akute e pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Komentet e tij janë në kontrast të plotë me paralajmërimet e drejtorit të  përgjithshëm të OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka thënë vazhdimisht se pandemia nuk ka mbaruar.