Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se në vendet e varfra ka mungesë të madhe të vaksinave kundër koronavirusit.

Ky është një dështim global, thanë zyrtarët e OBSH-së.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se situata në Afrikë është po aq e rrezikshme sa përhapja në gjithë globin e variantit më ngjitës, Delta.

Javën e kaluar në Afrikë është regjistruar një rritje prej 40 për qind e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve krahasuar me një javë më herët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bota jonë po dështon. Problem është furnizimi, thjesht na jepni vaksinat”, tha Ghebreyesus në një konferencë për media.

COVAX, një program global për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra i udhëhequr bashkërisht nga aleanca e vaksinave GAVI dhe OBSH-ja, ka shpërndarë 90 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 në 132 vende.

Shpërndarja ka filluar që nga shkurti, por është përballur me probleme të furnizimit që kur India pezulloi eksportet e vaksinave./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";