Kamionët me ndihmë mjekësore janë gati për të shkuar në kufirin midis Gazës dhe Egjiptit. Lajmi bëhet i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa përshëndet njoftimin e Izraelit se nuk do të bllokojë hyrjen e ujit, ushqimit dhe ilaçeve në Gaza nga Egjipti.

 

“Kamionët tanë janë të ngarkuar dhe janë gati për t’u nisur. Ne po punojmë me Shoqëritë e Gjysmëhënës së Kuqe të Egjiptit dhe Palestinës për të dërguar furnizimet tona në Gaza sapo të hapet Kalimi Rafah, shpresojmë nesër,” tha në një konferencë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu në fokus ishte dhe zgjidhja e problemit të karburantit, që pamundëson punën e bluzave të bardha, në mungesë të energjisë elektrike.

 

“Karburanti nevojitet gjithashtu për gjeneratorët e spitaleve, ambulancat dhe impiantet e shkripëzimit dhe ne i bëjmë thirrje Izraelit të shtojë karburant në furnizimet e shpëtimit të jetës që lejohen të hyjnë në Gaza”, tha gjithashtu Tedros. 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBSH tha më herët se marrëveshja e Egjiptit dhe Izraelit për të lejuar disa ndihma në Gaza ishte vetëm fillimi, pasi palestinezët që jetojnë në enklavën e rrethuar presin ndihmën shumë të nevojshme.

 

Ndërsa Izraeli ka thënë se nuk do të bllokojë ndihmat humanitare që shkojnë në Gaza nga Egjipti, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit, Benjamin Netanyahu të mërkurën, ai nuk do të lejojë furnizimet në Gaza nga territori i tij derisa Hamasi të lirojë të gjithë pengjet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";