Organizata Botërore e Shëndetit rekomandoi përdorimin e ilaçeve me antitrupa Casirivimab e prodhuar nga kompania Rixheneron dhe Imdevimab e prodhuar nga kompania Rosh.

Sipas eksperteve të OBSH nga provat e kryera, përdorimi i këtij kombinimi ul rrezikun e shtrimit në spital dhe redukton ndjeshëm kohëzgjatjen e simptomave të infektimit.

Medikamentet përdoren tek pacientët që kanë premisa për ta kaluar në gjendje të rënduar infeksionin, të moshuarit, personat me sëmundje shoqëruese, të pa vaksinuarit dhe personat organizmi i të cilëve nuk zhvillon dot anti-trupa në mënyrë natyrale.

Deri më tani OBSH ka rekomanduar vetëm përdorimin e vaksinave për imunizimin e popullsisë kundër koronavirusit, ndërkaq medikamentet e sipër përmendura janë të parat që rekomandohen nga kjo organizatë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Antitrupat përdoren si një mekanizëm mbrojtës i trupit të njeriut kundër substancave të panjohura si bakteret dhe viruset në gjak.

Sipas William Schaffner, i cili është profesor i mjekësisë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Vanderbilt në Nashville ka thënë më herët se këto medikamente janë të mira por ato e humbasin efektivitetin e tyre pasi viruset pësojnë mutacion, kështu që duhen të ndryshohen vazhdimisht! (The Independent, gazeta “Si”)