Organizata Botërore e Shëndetit po monitoron një variant të ri të koronavirusit të quajtur “Mu”, i identifikuar për herë të parë në Kolumbi, në janar.

Varianti “Mu”, i njohur shkencërisht si B.1.621, është klasifikuar si një “variant interesi”, sipas agjencisë së OKB-së në buletinin e saj javor mbi pandeminë.

OBSH-ja tha se varianti ka mutacione që tregojnë një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Disa ditë më parë, shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar një lloj të ri koronavirusi me mutacione të shumta, edhe pse nuk e kanë vërtetuar ende nëse është më ngjitës se sa variantet aktuale ose më i aftë për të kapërcyer imunitetin natyral apo atë të siguruar nga vaksinat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I njohur si C.1.2., u zbulua për herë të parë në maj. Hulumtimi ka treguar se është përhapur në shumicën e provincave të Afrikës së Jugut, përveç shtatë vendeve të tjera në Afrikë, Evropë, Azi dhe Oqeani.