Organizata Botërore e Shëndetësis, ka dalë me një tjetër deklaratë për COVID. OBSH bën thirrje qytetarëve që të mos e trajtojnë koronavirusit njësoj si gripi. I dërguar special i OBSH-së David Nabarro, u shpreh se edhe tre muajt e ardhshëm situata në lidhje me pandeminë, pritet të jetë e vështirë.

‘Situata në lidhje me pandeminë do të jetë e vështirë të paktën për tre muajt e ardhshëm’, është shprehur ai gjatë një interviste për mediat britanike.

Kjo deklaratë e tij, vjen pas reagimit të kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili theksoi se bashkëqytetarët e tij duhet ta fillojnë ta trajtojnë COVID-19 si një grip.

Nga ana e tij Nabarro i cilësoi këto deklarata si të papërgjegjshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

‘Koronavirusi mund të ndryshojë dhe ne mund të shohim gjithashtu variante të reja, nuk duhet të ulim vigjilencën ndaj këtij virusit’, tha më tej Nabarro, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve që të qëndrojnë të fokusuar  në punën e tyre pasi   deri më tani është arritur vetëm gjysma e rrugës kundër kësaj pandemie.