Varianti Omicron përhapet shumë më shpejt se varianti Delta, me një rritje prej 1.5 deri në 3 ditë, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë  në një deklaratë. Omicron, i cili u cilësua si një variant shqetësues më 26 nëntor, është identifikuar në 89 vende në të gjashtë rajonet e OBSH-së që nga 16 dhjetori, shkruan Reuters

Omicron po përhapet me shpejtësi në vendet me nivele të larta të imunitetit të popullsisë, por është e paqartë nëse kjo është për shkak të aftësisë së virusit për të shmangur imunitetin, transmetimit të tij të natyrshëm  apo një kombinim i të dyjave, tha OBSH në një përditësim.

“Ka ende të dhëna të kufizuara për ashpërsinë klinike të Omicron,” tha OBSH. “Por duhen më shumë të dhëna për të kuptuar profilin e ashpërsisë dhe se kjo ndikon te vaksinimi dhe imuniteti ekzistues”. OBSH paralajmëroi se për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve, spitalet mund të mbingarkohen në disa vende.

Numri i të shtruarve në spital në MB dhe Afrikën e Jugut vazhdon të rritet, dhe duke pasur parasysh numrin e rasteve,  ekziston mundësia që shumë sisteme të kujdesit shëndetësor mund të mbingarkohen  në një periudhë shumë të shkurtër, theksoi OBSH.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";