Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se varianti i ri i koronavirusit Omicron paraqet rrezik të madh për rritjen e infeksioneve në të gjithë botën.

 

Në paralajmërimin e saj të fundit, OBSH-ja tha se varianti mund të çojë në pasoja të rënda në disa rajone. Drejtori i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje për shpërndarjen e vaksinave në vende të varfra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, “nuk ka mbaruar punë me ne”, tha Tedros.

 

Varianti Omicron u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të këtij muaji. Të dhënat e para sugjerojnë se numri i madh i mutacioneve të tij mund ta ndihmojë atë që të shmangë përgjigjen e sistemit imunitar dhe të rrisë aftësinë e tij për t’u përhapur nga një person në tjetrin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Omicron ka një numër të paprecedentë mutacionesh – disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e mundshëm në trajektoren e pandemisë”, tha OBSH-ja.

 

Tedros tha se shkencëtarët në të gjithë botën po punojnë për të zbuluar nëse varianti i ri lidhet me transmetim më të lartë të koronavirusit dhe me rrezik të riinfktimit. Ai po ashtu tha se studiuesit po shikojnë reagimin e vaksinave ndaj variantit të ri.Tedros, megjithatë, theksoi se asnjë vdekje deri më tash nuk është lidhur me Omicronin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raste të infektimit me këtë variant kanë raportuar tashmë disa vende, përfshirë Kanadanë, Britaninë e Madhe, Portugalinë, Belgjikën, Republikën Çeke dhe Holandën.

 

Varianti i ri ka bërë që Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të vendosin ndalim udhëtimi në vendet e Afrikës së Jugut – një vendim ky i kritikuar fuqishëm nga presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Japonia ka njoftuar se do t’i mbyllë kufijtë e saj për vizitorët e huaj nga mesnata e së martës, ndërsa Australia ka pezulluar planin e saj për të lehtësuar kufizimet në kufij. Disa ekspertë shëndetësorë kanë thënë se kufizimet e tilla mund të blejnë kohë për të analizuar variantin e ri dhe për të përshpejtuar programet e vaksinimit.

 

Rastet e të infektuarve në Afrikën e Jugut ka të ngjarë të kalojnë 10,000 në ditë këtë javë, nga afro 300 dy javë më parë, tha Salim Abdool Karim, ekspert i sëmundjeve infektive në këtë vend. Ai tha se beson se vaksinat ekzistuese mund të jenë efektive për të penguar Omicronin që të shkaktojë sëmundje të rënda.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pacientët me Omicron, deri më tash, kanë pasur simptoma kryesisht të lehta, por mjekët paralajmërojnë se është ende herët dhe vërejnë se shumica e rasteve të reja janë te personat në të 20-at dhe të 30-at e tyre.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën se Qeveria amerikane po punon me kompanitë farmaceutike për të bërë plane emergjente, nëse nevojiten vaksina të reja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shtoi se SHBA-ja nuk do të futet në izolim gjatë dimrit të ardhshëm, por u bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen dhe të veshin maska në ambiente të brendshme publike./R.E.L