Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka paralajmëruar të gjitha vendet që të përgatiten për rritjen e rasteve të Covid. Drejtori rajonal i OBSH-së për Paqësorin perëndimor, Dr Takeshi Kasai, tha shpërndarja gjeografike e variantit të ri  ka të ngjarë të jetë më e lartë se sa është raportuar.

Kasai shton se vendet kanë marrë mësime nga përhapja dhe shpërndarja e variantit Delta. Dr Babatunde Oloëokure, drejtor rajonal i urgjencës së OBSH-së, tha se pezullimi i udhëtimeve mund të pengojë përhapjen e variantit.

Ai ka deklaruar gjithashtu se OBSH po punon me një “numër të madh” institucionesh kërkimore për të studiuar Omicron, por deri më sot ata nuk kanë marrë asnjë informacion, i cili mund të sugjerojë nevojën për të ndryshuar qasjen ndaj pandemisë të miratuar nga vendet deri më tani.

Sipas OBSH-së mbajtja e maskave, distancimi fizik, larja e duarve, shmangia e grumbullimeve, gjurmimi i kontaktit,  izolimi i rasteve dhe vaksinimi mbeten të gjitha të rëndësishme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";