Vonesa e shpërndarjes së vaksinave në BE, tashmë është një krizë e pranuar nga vetë zyrtarët e lartë ndërsa shumica e vendeve të rajonit po kërkojnë alternativa të tjera në tejkalimin e ngërcit.

Në këto kushte, drejtori i OBSH për Europën, Hans Kluge kritikon pabarazinë në blerjen e vaksinave dhe i bën thirrje qeverive që të ndajnë doza edhe për Ballkanin, pa pritur të vaksinojnë 70% të popullsisë së tyre.

 

HANS KLUGE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

DREJTOR I OBSH, EUROPE

“Ne e dimë që BE, Kanadaja, Britania e e Madhe dhe SHBA, kanë porositur katër deri në nëntë herë më shumë doza vaksine, se sa kanë nevojë. Jam i mendimit, që nuk duhet pritur, deri sa të vaksinohen 70% e popullsisë, për të filluar të ndahen vaksinat me Ballkanin, me Azinë Qëndrore apo Afrikën. Ne duhet të bashkohemi dhe prodhuesit farmaceutikë duhet të rrisin në mënyrë të jashtëzakonshme kapacitetet e prodhimit”.

 

Këtë javë u kalua shifra e vaksinimit të 100 milionë personave në botë, ndërkohë që 65% e vaksinave janë dhënë në vende me të ardhura të larta,.shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Drejtori i OBSH për Europën, gjithashtu kërkoi që vendet të përgatiten për mutacionet problematike të virusit dhe të bëhen më shumë teste speciale të segmentimit të këtyre varianteve të reja.

 

“Nga 53 vende që janë në hapësirën europiane të OBSH, ku bëjnë pjesë edhe disa vende aziatiko-qëndrore, 37 prej tyre kanë konstatuar variantin britanik të virusit dhe 17 mutantin afrikano-jugor. Në tërësi në BE dozën e parë të vaksinës e kanë marrë vetëm  2,5% e popullsisë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndërkohë, me produktin kinez, Serbia e ka përshpejtuar fushatën e saj të vaksinimit në atë shkallë që ka tejkaluar të gjitha vendet e kontinentit të vjetër, përvec Mbretërisë së Bashkuar.