Të paktën 45 migrantë, duke përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur si pasojë e përmbytjes së një anijeje në Libi, ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), transmeton BBC.

Viktimat kanë qenë në mesin e më shumë se 80 personave në bordin e anijes, e cila ka shpërthyer në gjirin e Zuaras, ka raportuar UNHCR.

Vdekjet janë raportuar nga 37 të mbijetuarit e shpëtuar prej disa peshkatarëve lokalë, raporton rel.

Si UNHCR-ja ashtu edhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim kanë bërë thirrje për kërkim dhe rritje të përpjekjeve të shpëtimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OKB: Dhjetëra migrantë vdesin si pasojë e përmbytjes së anijes në Libi shkruan Vizion Plus.