Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar se OKB do të ndajë 40 milionë dollarë për të rritur ndihmën humanitare në Ukrainë.

Ai tha se fondet do të ndihmojnë në marrjen e furnizimeve të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera jetike në vend, si dhe ofrimin e ndihmës në para për ata që kanë nevojë.

Ai paralajmëroi se një përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit në Ukrainë, qoftë i rastësishëm apo i qëllimshëm, kërcënon “të gjithë njerëzimin”.

Guterres bën thirrje gjithashtu për një “ndërprerje të menjëhershme të konfliktit” dhe “negociata serioze të bazuara në parimet e OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";