Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara në ditët në vijim do të mbajë një takim urgjent për të adresuar incidentet e fundit të djegies së Kuranit në Evropë, tha një zëdhënës i Këshillit.

 

“Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së do të mbajë në takim urgjent për të diskutuar për aktet e paramenduara të urrejtjes fetare, siç u manifestua me përdhosjen e Kuranit të shenjtë në disa shtete evropiane”, tha zëdhënësi Pascal Sim, raporton REL.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo mbledhje është thirrur nga Pakistani, që ka parashtruar kërkesën në emër të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

 

Më 28 qershor, një irakian shqeu disa fletë dhe më pas dogji librin e Kuranit para një xhamie në Stokholm të Suedisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai kishte marrë leje për protestën para xhamisë dhe protesta përkoi me nisjen e Festës së Kurban Bajramit.

 

Salwan Momika tha se kishte kërkuar leje nga policia për të djegur Kuranin, për “të shprehur mendimin tim për Kuranin”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo protestë nxiti reagim të ashpër nga shtetet myslimane në mbarë botën.

 

Kjo nuk është hera e parë që në Stokholm mbahen protesta në të cilat është lejuar djegia e Kuranit. Në janar, në Stokholm një person dogji Kuranin, që çoi në reagim të ashpër të Turqisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky incident thelloi mospajtimet mes Ankarasë dhe Stokholmit, teksa Turqia ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.