Rritja e çmimeve të drithërave pak pas largimit të Rusisë nga marrëveshja që i mundësonte Ukrainës t’i transportonte drithërat përmes Detit të Zi, “potencialisht kërcënon përballjen e miliona njerëzve me uri”, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

 

Rusia është larguar nga marrëveshja për drithërat të hënën, duke thënë se kërkon që t’i përmirësojë kushtet për eksportet e saj të produkteve ushqimore dhe plehrave për bujqësi, dhe është ankuar se drithërat ukrainase nuk janë dërguar te shtetet e varfra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çmimet e grurit kanë shënuar rritje 8.2 për qind të mërkurën, dhe tani një ton shitet për 253.75 euro, ndërsa çmimet e misrit janë rritur për 5.4 për qind.

 

“Çmimet e larta do t’i vërejnë më së shumti familjet në vendet në zhvillim”, ka thënë shefi i OKB-së për Ndihma, Martin Griffiths, duke shtuar se rreth 363 milionë njerëz në 69 shtete kanë nevojë për ndihmë humanitare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Disa do të uriten, disa do të dërrmohen, disa edhe mund të vdesin si pasojë e këtyre vendimeve”, ka thënë ai.

 

Marrëveshja për drithërat është ndërmjetësuar vitin e kaluar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për ta luftuar krizën ushqimore globale, të përkeqësuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt të vitit 2022, shkruan REL.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë.

 

OKB-ja ka argumentuar se nga marrëveshja për drithërat kanë përfituar shtetet e varfra, pasi çmimet për produktet ushqimore janë ulur për 23 për qind, në nivel global.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Programi i OKB-së për Ushqime, po ashtu, ka dërguar 725.000 tonë të grurit ukrainas në operacionet e ndihmës në Afganistan, Xhibuti, Kenia, Etiopi, Somali, Sudan dhe Jemen.