Më shumë se 100 persona u arrestuan të mërkurën në kuadër të një operacioni policor që u shtri në shumë shtete të Europës për goditjen e grupit italian mafioz “Ndrangheta”. Sipas Europol-it dhe autoriteteve policore italiane, anëtarët e arrestuar të organizatës mafioze dyshohet të jenë përfshirë në trafik armësh, trafik droge, pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale.

 

Operacioni për goditjen e organizatës kriminale “Ndrangheta” ishte pjesë e një hetimi të gjerë në disa shtete europiane, Itali, Gjermani, Belgjikë, Portugali, Spanjë, Slloveni dhe Rumani, si dhe në Brazil e Panama, njoftoi agjencia europiane për zbatimin e ligjit, Europol, përmes një deklarate.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia italiane tha se 108 persona u arrestuan në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Europian me urdhër të policisë të qytetit jugor të Rexho Kalabrias.

 

Sipas autoriteteve italiane, hetimet çuan në arrestimin e 15 personave në Belgjikë dhe 24 të tjerëvë në Gjermani, ndërsa 53 persona të tjerë u ndaluan në Italinë e Veriut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtarët belgë thanë se operacioni policor u krye në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Belgjikës, ndoshta më i madhi i kryer deri tani kundër mafies kalabreze.

 

Zëdhënësi i prokurorisë federale belge tha se ky mund të jetë operacioni më i madh i kryer ndonjëherë në Evropë për të goditur mafien kalabreze; 1000 policë u angazhuan në bastisjet e kryera në Gjermani dhe 1400 të tjerë në ndërhyrjet policore në Itali.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në kuadër të këtij operacioni të drejtuar nga Prokuroria Federale e Belgjikës, mëngjesin e sotëm policia bëri 150 kontrolle në 8 shtete evropiane. Në vendin tonë u ndaluan dhe u morën në pyetje 13 persona. Secili prej të arrestuarve dyshohet se është anëtar i organizatës mafioze italiane “Ndrangheta”, tha Eric Van Duyse, zëdhënës i Prokurorisë Federale të Belgjikës

 

“Ata dyshohen për një sërë krimesh në Belgjikë si pjesëmarrje në trafikun e drogës, kryesisht të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës Perëndimore dhe pastrimin e fitimeve të trafikut të drogës përmes kompanive të ndryshme ligjore. Pra, ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis parave të fituara nga droga dhe ekonomisë reale”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Gjermani, policia njoftoi se personat e arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale, si pastrim parash, mashtrim dhe trafik droge.

 

“Përftimet nga trafiku ndërkombëtar i kokainës dhe tregtisë së armëve janë të mëdha. Kemi të bëjmë me para të pista, të cilat pastrohen përmes bizneseve të vogla apo restoranteve”, tha Ludwig Waldinger zëdhënës, policia e Bavarisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas policisë së shtetit në Bavari, këto arrestime u kryen pas një hetimi 3-vjeçar të koduar “Operacioni Eureka”. Hetuesit italianë dhe belgë dyshojnë se grupi kriminal ka trafikuar afro 25 tonë kokainë midis muajve tetor 2019- janar 2022 dhe ka pastruar rreth 22 milionë euro ( 24,2 milionë dollarë amerikanë) në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut, si të ardhura të përfituara nga veprimtaria kriminale.

 

Ndërkohë, sipas deklaratës së Europol-it, aktiviteti kriminal i grupit “Ndrangheta” ishte përqëndruar kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi ‘Ndrangheta ishte i përfshirë në trafikimin e armëve nga Pakistani në Amerikën e Jugut, duke furnizuar grupin kriminal brazilian PCC (Primeiro Comando da Capital) në këmbim të dërgesave të kokainës, shtoi Europol-i.

 

Ndrangheta, e cila i ka rrënjët në rajonin jugor italian të Kalabrisë, ia ka kaluar Cosa Nostra-s, si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe një nga rrjetet më të mëdha kriminale në botë./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";