Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se Budapesti “i përket kampit të paqes”, pas takimit me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel, më 9 shkurt.

 

Orban i bëri këto komente në rrjete sociale, ndërsa Sekretari hungarez i Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Zoltan Kovacs, e citoi atë të thoshte se Hungaria mbështeti “një armëpushim të menjëhershëm për të shmangur vdekjet e mëtejshme”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Orban shtoi se Hungaria do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare dhe financiare për Ukrainën.

 

Hungaria ka kritikuar vazhdimisht sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, dhe deri në një marrëveshje të arritur në dhjetor, bllokoi një paketë ndihme prej 18 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën, të filluar më 24 shkurt të 2022-s, si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Qeveria e Hungarisë, ka këmbëngulur se sanksionet po dëmtojnë vendet evropiane më shumë se Rusinë dhe deklaroi se vetëm negociatat midis Moskës dhe Uashingtonit – dhe jo tërheqja e trupave ruse nga Ukraina – mund t’i japin fund luftës./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";