Prej pothuajse dy vjetësh, origjina e virusit SARS-CoV-2 mbetet mister dhe burim tensioni mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Rasti i parë i njohur COVID-19 ishte një shitës tregu në qytetin kinez Vuhan dhe jo një kontabilist që dukej se nuk kishte lidhje me tregun, por rasti i të cilit kontribuoi në spekulimet se virusi mund të kishte dalë nga laborator. Ky konkluzion del në një studim amerikan të publikuar në Science Magazine.

Kontabilisti, i cili mendohej se ishte personi i parë me COVID-19, raportoi se simptomat e tij të para u shfaqën më 16 dhjetor, disa ditë më vonë se sa dihej deri tani, thuhet në studimin e Universitetit të Arizonës.

Konfuzioni u shkaktua nga një problem dentar që ai kishte në 8 dhjetor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shfaqja e simptomave të tij erdhi pas rasteve të shumta në punëtorët në Huanan Market, çka e bën një shitëse femër të ushqimeve të detit, rastin më të hershëm të njohur, me fillimin e sëmundjes më 11 dhjetor“, thuhet në studim.

Sipas hulumtuesve, shumica e rasteve të hershme simptomatike në Vuhan ishin të lidhura me tregun, veçanërisht me seksionin perëndimor ku rakunët ishin të mbyllur në kafaz. Kjo forcon provat se origjina e pandemisë ishte tregu i kafshëve të gjalla.

Një studim i përbashkët nga Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këtë vit përjashtoi teorinë se COVID-19 e kishte origjinën në një laborator, duke thënë se hipoteza më e mundshme ishte se ai infektonte njerëzit në mënyrë natyrale, ndoshta nëpërmjet tregtisë së kafshëve të egra.

Një ekip ekspertësh i udhëhequr nga OBSH kaloi katër javë brenda dhe në periferi të Vuhanit dhe konkludoi në një raport të përbashkët në mars se virusi SARS-CoV-2 ndoshta ishte transmetuar nga lakuriqët te njerëzit përmes një kafshe tjetër, për llojin e së cilës duhen studime të tjera për ta zbuluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";