Kërcënimet për vendosjen e sanksioneve nga BE nuk e kanë zmbrapsur Turqinë në pretendimet e saj për të kërkuar gaz dhe naftë në zonën e diskutuar detare me Greqinë. Nga kjo e hënë anija turke Oruç Reis i rikthehet fushatës kërkimore në Mesdheun Lindor për 10 ditët në vijim. Ndërsa do të shoqërohet  edhe nga dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han.

 

Ministria e Jashtme Greke në një deklaratë zyrtare ka nënvizuar se eksplorimi në jug të ishullit të Kastellorizo ​​”përbën një përshkallëzim të madh dhe kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj paqes dhe sigurisë në rajon”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

CITIM MINISTRIA E JASHTME GREKE

“Vetëm disa ditë pas takimit të Ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Turqisë, gjatë së cilës pala turke u zotua të propozojë një datë për kontakte kërkimore, demonstrohet përsëri mosbesueshmëria e saj si dhe fakti që Turqia sinqerisht nuk dëshiron dialog. Ajo këmbëngul në taktikat agresive dhe të paligjshme të shekujve të kaluar, duke konfirmuar qartë rolin e saj si faktori kryesor i paqëndrueshmërisë në rajon. Nga Libia në Egje dhe Qipro, Siri, Irak dhe tani Nagorni-Karabak. Turqia injoron në mënyrë sistematike të Drejtën Ndërkombëtare, të Drejtën Ndërkombëtare Detare dhe rregullat e fqinjësisë së mirë.”

Athina zyrtare i bën thirrje Ankarasë që të ndryshojë menjëherë vendimin e saj ndërsa thekson se Greqia nuk shantazhohet por do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Greqia dhe Turqia  edhe pse të dy  vende anëtarë të NATO-s, kanë një histori të gjatë mosmarrëveshjesh për kufijtë detarë. Tensionet u rindezën në 10 gusht kur anija  Oruç Reis, si dhe dy anije ndihmëse, u dërguan për të kërkuar naftë dhe gaz në jug të ishullit grek të Kastellorizo.