Brenda tre viteve, Meksika u trondit nga dy tërmete të fuqishme, të cilët shkaktuan viktima, shkatërruan ndërtesa dhe lanë qindra të plagosur.

Në vitin 2017, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm (7.1) në shtetin qendror të Puebla, vdiqën më shumë se 300 njerëz.

Ndërsa, ditën e djeshme Meksika u shkund nga një tjetër tërmet i fuqishëm dhe deri më tani raportohet për 5 të vdekur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tërmeti me magnitudë 7.5 rihter ka pasur si epiqendër shtetin e Oaxaca në Meksikë. Banorët në zonat rreth epiqendrës së tërmetit kishin dalë në rrugë, pasi para tërmetit të fuqishëm, zona ishte goditur më herët nga disa para lëkundje të tjera më të lehta. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje nga momenti i tërmetit të fuqishëm.