Një shkëmbim zjarri ka tronditur sot Pakistanin. Raportohet se katër persona të armatosur janë qëlluar për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit në një qendër të këmbimit valutor në Karachi, ku 4 roje dhe zyrtarë policie gjithashtu janë vrarë.

Agresorët kishin mbërritur në vendin e ngjarjes të armatosur me pushkë automatike AK-47 dhe granata, ku si pasojë e sulmit janë lënduar edhe shtatë persona.

Siç raportojnë mediat lokale, agresorët ishin veshur me rroba policie, ishin të armatosur me armë moderne si dhe mjete të ndryshme shpërthyese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rizëan Ahmend, polici që arriti i pari në vendin e ngjarjes, tha se ata gjithashtu kishin çanta me ushqim, dëshmi se kishin planifikuar prej kohësh sulmin.

Abid Ali Habib, drejtor i qendrës së bursës në Pakistan, ka pranuar se gjithçka filloi në parking, ku agresorët filluan të qëllojnë me armë në drejtim të ndërtesës.