Personat që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar normalisht duhet t’i nënshtrohen një periudhe karantine 14-ditore, si masë parandaluese kundër përhapjes së pandemisë.

Por sot Ministria e Jashtme britanike ka nxjerrë një listë me 59 vende, nga të cilët karantina nuk do të jetë më e nevojshme. Në listë gjenden vende më parë shumë të prekura si Italia, Spanja, Franca dhe Turqia, ndërkohë që mungojnë vende si Shtetet e Bashkuara, India, Rusia dhe Brazili.

Për sa i përket Ballkanin Perëndimor, Serbia është në listë, ndërkohë që Bosnje-Herzegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria mungojnë, ashtu si edhe Mali i Zi, gjendja e të cilit deri pak ditë më parë dukej e qetë.

Rregullorja hyn në fuqi me datë 10 korrik, dhe nuk përfshin personat që vijnë nga vendet e kësaj liste që në 14 ditët para kthimit në Britaninë e Madhe kanë vizituar edhe një shtet jo të pranishëm në listë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";