“Një meteorit është duke u përplasur me ekonominë amerikane”. Ky është paralajmërimi i fundit i presidentit Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e konsideroi të rrezikshëm dhe të turpshëm reagimin e republikanëve për mosreagimin e tyre mbi rritjen e kufirit të borxhit.

“E bëjnë vetëm për të mbuluar uljen e taksave dhe rritjen e shpenzimeve gjatë administratës Trump”, u shpreh Biden duke shtuar se në këtë pikë nuk mund të japë garanci se Shtetet e Bashkuara do të shmangin një përballje të mundshme me një krizë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";