Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se Omicron mund të bëhet varianti dominues në Europë nga mesi i janarit.

“Gjatë vitit të kaluar, ne kemi punuar shumë dhe kemi arritur një marrëveshje të madhe dhe kjo është arsyeja pse Europa ka mjetet e duhura  për të luftuar virusin, tha Von der Leyen”

Ajo tha se kishte “doza të mjaftueshme vaksinash për çdo europian” pasi vendet e BE-së po përpiqen të përshpejtojnë shpërndarjen e dozave përforcuesve për të ndaluar përhapjen e variantit të ri.

“Ne tani jemi të gatshëm për të prodhuar 300 milion doza të vaksinës gjatë një muaji në Europë,” tha von der Leyen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky njoftim vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha në një deklaratë dje se Omicron po përhapej me ritme të shpejta dhe deri më tani ishte identifikuar në 77 vende.