Omicron mund të shndërrohet në variantin më mbizotërues të koronavirusit në Britani të Madhe, brenda pak javësh. Paralajmërimi është lëshuar nga profesori Paul Hunter, një ekspert i sëmundjeve infektuese nga Universiteti i Anglisë Lindore.

“Omicron po përhapet më shpejt sesa varianti Delta”, u shpreh ai për BBC, duke e mbështetur deklaratën e tij me rritjen e shpejtë të rasteve në Afrikën e jugut.

Profesori Hunter thekson se mbetet e paqartë se sa i dëmshëm është ky variant i ri i koronavirusit. Ai mendon se aktualisht janë mbi 1000 raste me Omicron në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, shifrat zyrtare janë 246 të infektuar me variantin e ri. Për të parandaluar përhapjen e Omicron, qeveria britanike ka ashpërsuar rregullat e udhëtimit. Duke nisur nga nesër, çdo udhëtar mbi 12 vjeç që hyn në Britani duhet të ketë me vete një test negativ për Covid-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, zgjeroi listën e kuqe duke mos lejuar udhëtimet me Nigerinë.