Ushtria ukrainase ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare në Tëitter se forcat ushtarake janë duke i rezistuar agresionit rus duke shkatërruar tanke dhe avione që po përdoren në sulm.
Burime zyrtare bëjnë me dije se krahas 5 avionëve dhe 1 helikopteri, janë shkatërruar edhe 4 tanke ruse pranë qytetit Kharkiv. Ky qytet është pranë kufirit me Rusinë dhe një ndër objektivat e parë të ushtrisë ruse.
Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës mëngjesin e sotëm duke bombarduar objektiva në qytete si Kievi, Kharkivi, Odesa, Donjecku etj.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";