Imazhet e liderëve botërore, në ditën e parë të samitit të OKB-së për ndryshimet klimatike kanë shqetësuar mediat sociale, pasi më shumë se një udhëheqës e ka zënë gjumi gjatë samitit. Joe i fjetur”, siç e ka quajtur Donald Trump, mbylli sytë dhe dremiti në karrige për të paktën 22 sekonda derisa njëri nga ndihmësit u afrua dhe i pëshpëriti diçka në vesh.

“Biden shkon në Europë për të thënë se ngrohja globale është prioriteti i tij numër një, dhe e zë gjumi, aty në mes të konferencës, ku e sheh e gjithë bota. Asnjeri që ka entuziazmin dhe beson në një qëllim të caktuar, nuk mund të bjerë në gjumë”, ka shkruar Trump.

Por përveç Joe Biden edhe kryeministrin britanik e ka zënë gjumi.  I ulur pranë Sir David Attenborough dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, kryeministri britanik shihet që gjatë gjithë kohës  me sy të mbyllur dhe pa maskë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Konferenca COP26 ne Glasgow u përshkrua si shpresa e fundit për veprime serioze kundër ndryshimeve klimatike.