Në harkun e 24 orëve, në spitalin Maggiore të Cremonës në Itali erdhën në jetë 15 fëmijë, 10 vajza e pesë djem, përfshirë dy binjakë. Një ngjarje e jashtëzakonshme, që nuk kishte ndodhur deri më sot, sipas repartit të obstetrikë-gjinekologjisë.

Për drejtorin e tij, Aldo Riccardi, kjo është shenjë e “rilindjes”; pas emergjencës së koronavirusit që I vendosi punonjësit e këtij spitali përballë një situate të jashtëzakonshme në frontin e parë të luftës me sëmundjen, atje “shpërthen” jeta. Disa ditë më parë, studiuesit italianë thanë se në ujërat e zeza të dy qyteteve, janë gjetur gjurmë të koronavirusit në muajin dhjetor, shumë kohë para se vendi të konfirmonte rastet e para me këtë virus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit tha se uji nga Milano dhe qyteti Turin ka pasur gjurmë të koronavirusit më 18 dhjetor. Në gjetjet e këtij instituti thuhet se provat nga shtetet e tjera tregojnë se virusi mund të ketë qarkulluar më herët se sa mendohej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";