Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Aktualitet” në Fax News ka folur ndër të tjera edhe për reformën në drejtësi.

Meta tha se “ndoshta jemi vendi i vetëm në botë që prej 3 vitesh nuk ka një gjykatë kushtetuese, pasi kjo i intereson vetëm qeverisë për të ushtruar pushtetin e saj kudo.

Reforma në drejtësi nisi si një arsye madhore për të rregulluar sistemin e drejtsise dhe tani kemi vetëm Ramaformë. Sot ajo reformë u devijua dhe këtu kanë përgjegjesi edhe faktori ndërkombëtar me disa ambasadorë në shqipëri.

15 kushtet e vëna nga Bashkimi Europian kanë të bëjnë me reformën në drejtësi edhe pse unë kam bërë përpjekje por shumë ambasadorë u bënë palë me mazhorancën për të kapur reformën në drejtësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket situatës politike në vend Meta e sheh si një konflikt për të shmangur probleme që përballet kjo qeveri, gjithashtu edhe mungesën e transparencës në lidhje me vendimet e marra”.

Me ne fund ka dale vete ne skene Meta duke sulmuar partneret tane nderkombetare. Nderkohe qe paradite kishin dale zeri zyrtar i LSI Nikolle Lesi i Koha Jone dhe “orakulli” i tij, ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani!