Nuk ka kaluar shumë ditë që kur Britania e Madhe vendosi sanksione mbi oligarkët rus, të cilët i quan si bashkëpunëtor të Vladimir Putin-it.

Mes këtyre oligarkëve që veprojnë në Britani është dhe Roman Abramovich, pronari i klubit të Chelsea-t. Ruso-izraeliti ka në krye të klubit blu që nga viti 2003.

Pasi u vendosën sanksione nga Britania, Abramovich ia la në dorëzim Fondacionit Bamirës të klubit Chelsea-n. Por e ardhmja e paqartë ka bërë që ai të vlerësojë ofertat.

Deri më tani ka tre oferta në tavolinë për të blerë Chelsea-n. sipas “Telegraph” çdo palë e interesuar duhet të zbulojë nëse mund të bëjë tregëti me 55-vjeçarin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë 19 viteve të Abramovich-it në krye të Chelsea, blutë e Londrës kanë fituar çdo trofe të mundshëm. Në të kaluarën pretendohet se ai ka refuzuar oferta deri në 2.2 miliardë paund për të shitur klubin, të cilin e bleu vetëm 140 milionë paund në 2003.