Mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin slloven, Lubjanë, për të protestuar kundër ashpërsimit të masave Anticovid.

Protestuesit marshuan në qendër të qytetit duke mbajtur pankarta që lexonin “Stop Corona Fashizmit”  dhe “poshtë diktatura” . Demonstruesit kundërshtuan masat e fundit të qeverisë e cila vendosi që të gjithë punonjësit në institucione shtetërore duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, vërtetimin që kanë kaluar sëmundjen ose testin PCR.

Ata i cilësuan kufizimet si diskriminuese, ndërsa kërkuan të drejta të barabarta si për ata që janë të vaksinuar ashtu edhe për ata që nuk kanë refuzuar injeksionin.

Por protesta u përshkallëzua në përplasje mes demonstruesve dhe policisë. Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës edhe ujë për të shpërndarë turmat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protesta u zhvillua ditën kur udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit perëndimor  u mblodhën për një samit mbi integrimin e rajonit. Protestuesit pretenduan që të tërhiqnin më shumë vëmendjen e mediave nga gazetaret e huaj që mbulonin këtë ngjarje.