Zyrtarët britanikë kanë filluar procesin e krijimit të një “pasaporte vaksinimi” në vend, duke miratuar propozimin grek pas Danimarkës dhe Suedisë.

Sipas mediave britanike, ky zhvillim vjen teksa Greqia përgatitet të përjashtojë nga rregullat e karantinës turistët që mund të provojnë se janë vaksinuar kundër koronavirusit.

 

Zyra e Jashtme, Ministria e Transportit dhe Ministria e Shëndetësisë në Britani po punojnë së bashku për të siguruar mundësinë për udhëtarët në vendet që mund të kërkojnë një certifikim të tillë si kusht hyrjeje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Greqia mund të mirëpresë turistët britanikë muajin e ardhshëm me kusht që të mund të provojnë se janë vaksinuar kundër koronavirusit“, thanë zyrtarët e turizmit.