Rreth 40 mijë punonjës të universiteteve në Australi kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë. Shifra shqetësuese është raportuar nga Sindikata Kombëtare e Arsimit pas një studimi të kryer.

 

Sipas raportit, një në pesë të punësuar në arsimin e lartë e kanë humbur tashmë vendin e punës. Shumica e nëpunësve të shkarkuar i përkisnin sektorit publik me një shifër prej 35 mijë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raporti del në përfundimin se humbja e vendeve të punës ka ardhur drejtpërdrejtë nga mungesa e financimit qeveritar për universitetet.

 

Edhe pse qeveria asutraliane hartoi një program për të ndihmuar qytetarët të mbanin vendin e tyre të punës, çuditërisht universitetet publike nuk u përfshinë. Për të dalë nga kjo situatë e vështirë raporti propozon një paketë mbështetëse prej 2.7 miliardë dollaresh, për t’u mundësuar universiteteve rekuperimin e vendeve të humbura.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidentja e Sindikatës Kombëtare të Arsimit të Lartë, Dr Alison Barnes, thotë se  ky raport jep detaje mbi keqmenaxhimin e universiteteve gjatë pandemisë si dhe efektet që ky sektor do të shfaqi në të ardhmen.

 

Kriza erdhi në një moment  kur Australia e kishte rritur numrin e të punësuarve në universitetet publike me 10%.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";