“Bllokimi për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID ndikoi në shëndetin tonë mendor.”

Në muajt e fundit, shumë studime kanë treguar se si mbylljet dhe masat kufizuese kanë ekspozuar popullatën ndaj stresit kolektiv, duke i dhënë shkas një fenomeni të quajtur “psiko-pandemi”.

Studimi i botuar në revistën shkencore Plosone tregon se gjatë fazës përfundimtare të bllokimit të parë të plotë në Itali, masat e ashpra gjeneruan një efekt në mirëqenien psikologjike.

“Gjatë periudhës së kufizimeve dhe izolimit, njerëzit ankoheshin për më shumë vështirësi në aktivitetet e jetës së përditshme që kërkonin vëmendje dhe përqendrim. Kishim të bënim me një rritje të  depresionit, ankthit dhe çrregullimeve të gjumit, por gjithashtu ndryshime në oreks. Gjatë izolimit, 36% raportuan simptoma të ankthit dhe 32% simptoma depresive.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se si ekspozimi i tepruar ndaj mediave masive për të kërkuar lajme për koronavirusin, ka rezultuar të jetë një nga faktorët që kanë ndikuar në çrregullimet depresive.