Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, që ka marrë vëmendjen e gjithë botës, po lë pasoja tragjike në jetën e njeriut.

 

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell tha se më shumë se 420 fëmijë vriten ose plagosen në Gaza çdo ditë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është një numër që duhet të tronditë secilin prej nesh deri në palcë“, tha Russell, duke iu drejtuar takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Lindjen e Mesme. “Save the Children” raportoi dje se rreth 3200 fëmijë u vranë në Gaza në vetëm tre javë. Kjo e tejkalon numrin e fëmijëve të vrarë çdo vit në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019.

 

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thotë se së paku 8.306 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve me artileri nga Ushtria e Izraelit prej se shpërtheu lufta më 7 tetor, pasi Hamasi kreu sulme të përgjakshme dhe tronditëse në jug të Izraelit, duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";