Ushtria amerikane dërgoi furnizime me vlerë 36 mijë paund në ndihmë të banorëve në Gazë. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Pentagonit, Brig. Gjenerali Pat Ryder, këtë të martë. Në deklaratë njoftohet se ndihmat përfshijnë ushqime, medikamente, veshje dhe të tjera produkte jetike.

 

“Me kërkesë të USAID-it (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar), Departamenti i Mbrojtjes dërgoi 16.3 tonë metrikë të tjerë, ose 36,000 paund, furnizime jetike për popullin e Gazës”, tha Ryder.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas deklaratës zyrtare, ndihmat fillimisht u dërguan fillimisht në Egjipt për t’u transportuar më pas përmes tokës në Gaza, ku do të shpërndahen nga agjencitë e OKB-së.

 

Këto ndihma vijnë në një kohë ku popullsia civile në Gazë po përballet me mungesë të theksuar të produkteve jetike, duke nisur që nga uji dhe ushqimi e deri tek veshmbathjet. Ndërkohë, bluzat e bardha apelojnë për furnizim me medikamente, ndërsa spitalet janë të tejmbushura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";