Irali lëshoi ditën e sotme tre satelitë njëkohësisht për herë të parë, duke përdorur mjetin lëshues satelitor Simorgh tëzhvilluar nga ministria e Mbrojtjes, njoftuan mediet shtetërore.

Një satelit me peshë 32 kg dhe dy nanosatelitë nën 10 kg secili u dërguan në një orbitë minimale prej 450 km.

Sateliti më i madh, i quajtur “Mahda” dhe i ndërtuar nga Agjencia Hapësinore iraniane, synon të testojë saktësinë e raketës Simorgh në bartjen e ngarkesave të shumta në hapësirë.

Në fillim të këtij muaji, Irani lëshoi ​​satelitin Sorayya në një raketë të ndërtuar nga Garda Revolucionare, duke ngritur shqetësimin e fuqive evropiane se teknologjia e mjetit lëshues hapësinor mund të përdoret për të zhvilluar sisteme raketash balistike me rreze të gjatë.

Irani hodhi poshtë dje pretendimin e vendeve evropiane për lëshimin e satelitit Sorayya, duke thënë se zhvillimi teknologjik në hapësirën ajrore për qëllime paqësore është e drejtë legjitime e vendit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";