Ish-presidenti, Donald Trump, gjatë një interviste në “Fox and Friends”, ka thënë se është shumë e rëndësishme për vendin, që ai dhe Kamala Harris të zhvillojnë një përballje së bashku.

Ai e ka cilësuar shumë të dobishme debatin me Harris.

 “Gjëja më e rëndësishme është që të arrijmë të debatojmë. Dua të debatoj me të! Unë mendoj se është e rëndësishme për vendin që ne të debatojmë”, tha Trump.

Trump vijon të këmbngulë që debati të zhvillohet më 4 shtator në Pensilvani në ambientet e “Fox News”.  Por, nga ana tjetër, Kamala Harris e ka refuzuar këtë propozim, duke kërkuar që debati të mbahet në 10 Shtator, në ABC News.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Donald Trump ka zhvilluar më parë, saktësisht në datën 27 Qershor një debat me presidentin Biden. Ky debat solli shumë pakënaqësi nga ana e demokratëve, duke e cilësuar performancën e Joe Biden sit ë dobët. /vizionplus.tv