Është shënuar viktima e parënga variant i ri i Covid, Omicron. Mediat e huaja raportojnë se këtë lajm e ka konfirmuar vetë kryeministri britanik Boris Johnson.

Në një deklaratë për mediat, Johnson tha se pacienti i parë kishte vdekur pas kontraktimit të variantit Omicron të koronavirusit.

Kujtojmë se Britania është duke kaluar një fazë tjetër vështirësie për shkak të këtij varianti të ri.

Varianti Omicron u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të këtij muaji me provat fillestare që sugjerojnë se ka një rrezik më të lartë të riinfektimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Omicron ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e tyre të mundshëm në trajektoren e pandemisë”, tha OBSH.

Rastet janë raportuar tashmë në një numër vendesh, përfshirë Kanadanë, Britaninë e Madhe, Portugalinë, Belgjikën dhe Holandën.