Një paraqitje e rrallë e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ai filloi te derdhte lot në mes të një parade ushtarake të organizuar për të zbuluar raketën e re bërthamore, kur nisi të fliste për koronavirusin. Me krenari, diktatori tha se në Korenë e Veriut nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus dhe për këtë falenderoi qytetarët.

 

“Nuk kemi asnjë rast me COVID-19. Falenderoj të gjithë qytetarët që e bënë të mundur këtë. Unë ju uroj shëndet të gjithë njerëzve në të gjithë botën që po luftojnë sëmundjen”, tha ai teksa u përlot.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nga ana tjetër, Kim Jong Un kërcënoi me raketën e re bërthamore të zbuluar gjatë parandës.

 

“Raketa nuk ka shënjestër asnjë vend në veçanti. Por nëse ndonjë forcë dëmton sigurinë e kombit tonë, ne do të mobilizojmë plotësisht fuqinë më të fortë sulmuese në një mënyrë paraprake për t’i ndëshkuar ata.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

I veshur me një kostum gri dhe kravatë, Kim Jong Un përshëndeti turmën me dorë dhe pranoi lule nga fëmijët.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Përlotet Kim Jong Un: Koreja e Veriut nuk ka asnjë rast me COVID shkruan Vizion Plus.