
Rreth 24 persona humbën jetën pasi një varkë e mbingarkuar u përmbys në një lumë në provincën Ndombe të Kongos. Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi shumë persona janë të zhdukur, tha të mërkurën një zyrtar lokal, raporton Reuters.
Varka me rreth 250 deri në 300 pasagjerë u përmbys të dielën mbrëma pasi goditi trungjet e pemëve nën ujë, tha për Reuters administratori i territorit Kutu, Jacques Nzenza. Ai theksoi se mbingarkesa ishte shkaku kryesor i aksidentit.
Udhëtimet në lumenj dhe aksidentet vdekjeprurëse me varka janë të zakonshme në vendin e Afrikës Qendrore, i cili ka pak rrugë të asfaltuara në të gjithë territorin e tij të gjerë e të pyllëzuar dhe anijet shpesh ngarkohen përtej kapacitetit të tyre.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";