Të paktën 66 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e motit të keq të shoqëruar me përmbytje në zonën malore të Rio de Janeiros në Brazil.

Situata më e rënduar është regjistruar në Petropolis, që ndodhet shumë pranë kryeqytetit brazilian, ku rrëshqitjet e dheut kanë shkëputur shpatin e një mali dhe për rrjedhojë të gjitha shtëpitë poshtë tij u përfshinë nga një lum balte.

Ekipet e shpëtimit, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës po luftojnë me kohën për gjetjen e personave të zhdukur, ndërkohë që bilanci i viktimave pritet të thellohet dhe më tej.

Sipas shërbimit meteorologjik në vend në 24 orët e fundit kanë rënë rreth 25 cm shi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";