Mbeten në pikëpyetjet se si Donald Trump u plagos gjatë atentatit ndaj tij në një tubim politik në Pensilvani. Kështu ka deklaruar drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Në një konferencë të Kongresit, Christopher Wray theksoi se mbetet ende e paqartë nëse Donald Trump u godit nga një plumb ose copëza në vesh.

“Me gjithë respektin e duhur për ish-presidentin Trump, ka disa pyetje nëse ishte një plumb apo pjesë të tij që e goditi veshin e tij”, tha ai.

“Nuk e di në këtë moment nëse ai plumb, përveçse ka shkaktuar gërvishtje, mund të ketë rënë diku tjetër”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas drejtorit të FBI-së, njeriu që tentoi të vriste Donald Trump bëri kërkime në internet se si Lee Harvey Osëald vrau presidentin amerikan John F. Kennedy.

Raportet e tij iu drejtuan një komiteti të Kongresit që shqyrtonte dështimet e zbatimit të ligjit në atentatin kundër ish-presidentit dhe kandidatit aktual republikan për president ./vizionplus.tv