57 efektivët e njësisë policore në Buffalo, pjesë e së cilës ishin dy policët që shtynë në tokë duke e bërë të përplaste kokën një aktivist 75 vjeçar në SHBA, kanë dhënë dorëheqjen në shenjë solidariteti me kolegët.

Dy policët u shkarkuan pas pamjeve filmike që i tregonin duke shtyrë Martin Gugino, i cili bie dhe çan kokën, teksa efektivët i kalojnë pranë, por askush nuk e prek me dorë qe ta ndihmojë. Duke e cilësuar “të neveritshme” atë që ndodhi me dy anëtarët e skuadrës së tyre, 57 policët e tjerë dhanë njëzëri dorëheqjen.

Ata thjesht po zbatonin urdhrat”, tha kreu i policisë së Buffalos, John Evans, duke iu referuar gjendjes së shtetrrethimit. Episodi ngjalli mjaft zemëratë teksa sot Washingtoni përgatitet për një protestë të madhe, vazhdim i demonstratave disa ditore në këtë qytet dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së një afrikano-amerikanit George Floyda gjatë kohës që mbahej nga policia.

Shefi i Departamentit të Policisë Metropolitane të Distriktit të Kolumbias, Peter Newsham, u tha gazetarëve se autoritetet presin që mijëra protestues të shkojnë në Uashington për protestën që “mund të jetë një nga më të mëdhatë që kemi pasur në qytet”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";