Burri që përplasi automjetin e tij në portat e Pallatit Buckingham të shtunën u shtrua në një spital psikiatrik.

Në veçanti, siç raporton gazeta The Independent, ky njeri thuhet se po përballet me probleme mendore.

Ai ishte arrestuar më herët të dielën , por u lirua me kusht pasi u dërgua në klinikë.

“Oficerët e armatosur arrestuan një person në vendngjarje me akuzën e dëmtimit të pronës së tjetrit. Ai u dërgua në spital. Nuk ka raportime për të lënduar”, tha policia e Londrës në një deklaratë. “Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pallati Buckingham tha se asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte brenda pallatit në kohën e incidentit dhe se po punohej për të riparuar dëmtimet në portat. /vizionplus.tv