Kreu i Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë sa i përket situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme.

Ai theksoi ditën e sotme se jemi shumë pranë të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme.

Sipas tij Bedo të zgjerojë sanksionet ndaj Iranit në përpjekje për të ndëshkuar Teheranin për sulmin dhe për të ndihmuar në parandalimin e atyre të ardhshëm në Izrael.

Nuk dua të ekzagjeroj, por ne jemi në prag të një lufte, një lufte rajonale në Lindjen e Mesme, e cila do të dërgojë valë shokuese në pjesën tjetër të botës, dhe në veçanti në Evropë”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të mërkurën, liderët e BE-së në takim në Bruksel u zotuan të rrisin sanksionet ndaj Iranit për të synuar dërgesat e tij me dron dhe raketa për përfaqësuesit në Gaza, Jemen dhe Liban .