Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm nëse shteti do të përballej me një kërcënim ekzistencial.

I pyetur nga CCN nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do ta konsideronte mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, Peskov tha:

“Ne kemi një koncept të sigurisë së brendshme dhe ky koncept është publik, ju mund t’i lexoni të gjitha arsyet e përdorimit të armëve bërthamore. Pra, nëse ka një kërcënim ekzistencial për shtetin tonë, atëherë [arsenali bërthamor]mund të përdoret në përputhje me konceptin tonë”.

Më 28 shkurt, Putin kishte njoftuar se ka vendosur në gatishmëri të posaçme fuqinë strategjike bërthamore të Rusisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar më 22 mars se ka shenja të qarta se presidenti Putin mund të jetë duke u përgatitur për përdorimin e armëve kimike dhe atyre biologjike gjatë luftës në Ukrainë./ REL